Zaev: Amendamentet nuk do të vlejnë nëse Greqia nuk e ratifikon marrëveshjen e Prespës

Loading...

Kuvendi i Maqedonisë sot po mban seancën e saj të 64-të ku po debatohet për ndryshimet kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev në seancë sqaroi amendamentet që dalin nga marrëveshja e Prespës, ku tha se ato hyn në fuqi vetëm nëse Greqia ratifikon marrëveshjen dhe jep mbështetje për Protokollin e anëtarësimit në NATO.

Në qoftë se Greqia nuk i përmbush obligimet e saja amendamentet nuk do të vlejnë. Ai shtoi se kjo është kërkuar nga opozita dhe se sot është përsëritur përsëri nga koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së.

Kryeministri bëri thirrje për përfshirje në proces dhe kërkoi deputetëve të mbështesin procesin në frymën e marrëveshjes së Prespës, duke ndjekur interesat e qytetarëve. Ai vuri theksoi se ky vit dhe i ardhshmi janë vendimtare për proceset tona të integrimit evropian dhe për të ardhmen e vendit.

 

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.