Tetovë: Disa shkolla me kushte të mjerueshme

Edhe pse është premtuar rreth para dy dekadash, shkolla në fshatin Sellcë të Tetovës assesi të ndërtohet. Objekti i filluar në vitin 2001, shkaku i rrëshqitjes së dheut nuk është përfunduar ndërsa si pasojë mbi 300 nxënës zhvillojnë mësimin në objektin e ndërtuar në vitet e 40-ta i cili nuk plotëson as nevojat bazë të nxënësve.

“Kushtet tona sot e 30 vjet janë jo të këqija, por makabre, më të këqija s’kanë ku shkojnë më…ka klasë nëntë metra katror, apo me dy rende të bankave, që vetëm arsimtari mund të lëviz në mes. Duhet të jenë më realizues dhe jo vetëm të premtojnë, sepse jo jemi fryer por jemi mbuluar me premtimet boshe me investime boshe. Unë jam në vitet e fundit të pensionimit, do kisha pas dëshirë të punoj të paktën një vit në lokal të ri me kushte të reja me nxehje të reja me sallë sportive, me krejt ato që kanë kolegët e mijë në qytetet më të zhvilluara”. – tha Pajazit Islami, arsimtar në sh.f Rilindja Sellcë

“Vetëm vinë i bëjnë premtimet do e bëjmë sot do e bëjmë nesër dhe asgjë. Veç kur ka premtime kur është interes i tyre vinë i marrin votat dhe shkojnë”. – u shpreh një prind nga Tetova

Qindra nxënës të fshatit Reçicë e Vogël, mësojnë në shkollën fillore Naim Frashri të Tetovës e cila mezi frymon për shkak të mbipopullimit në klasa.

“Pengesë është, mirëpo me angazhimin maksimal të arsimtarëve me shumë përvojë arinë t`ia dalin me këtë numër të madh të nxënëxve. Do ishte shumë më mirë nëse në të ardhmen kjo shkollë do ishte shkarku dhe të kishte diku 800 nxënës”. – theksoi Xhelal Alili drejtor i Sh.F. Naim Frashri Tetovë

I pyetur për problemin në fjalë, Ministri i Arsimit i Maqedonisë, Arbër Ademi, sërish premtoi zgjidhje, por pa ofruar afat të caktuar.

“Jemi në rrugë të mbarë për të gjetur mjetet. Dhe pak e rëndësishme është se a do të gjenden në kuadër të Ministrisë së Arsimit apo ndonjë model tjetër i financimit. Bëhet fjalë për procese dhe aktivitete që nuk mund ti kushtëzojmë me afate”. – u shpreh Arbër Ademi. Ministër i Arsimit

Edhe Komuna e Tetovës pa përgjigje konkrete se kur do të zgjidhet problemi me mungesën e shkollave të cilat i premtojnë vite me radhë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.