PSP kërkon paraburgim të ri për Mijallkovin për lëndën “Perandoria”

Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim të ri për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov për lëndën “Perandoria”, konfirmojnë avokatët e tij për “Makfax”.

Mijallkov duhet të dal para gjykatësit për procedurën e më hershme, e cila duhet të vendos se a do t’i pranojë propozimet e prokurores Lila Stefanova.

Në Gjykatën Penale për momentin janë shtuar forcat e policisë. Javën e ardhshme në Gjykatën Penale duhet të mbahet seancë publike për paraburgimin e Mijallkovit për rastin “Fortesa-Lëndina”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.