Prokuroria Publike e Maqedonisë: Ka indikacione se përgjimet janë bërë që nga viti 2013

Loading...

Ka indikacione që tregojnë se përgjimet e telefonave e bërë përmes telefonave fikse në objektin Prokurorinë Publike, është bërë që nga blerja e pajisjeve, gjegjësisht që nga viti 2013, deklarojnë sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Prokuroria Publike theksojnë se të gjitha aspektet kontrollohen me seriozitet dhe maturi të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh interesin e madh të opinionit për këtë rast.

“Procedura para hetimore u hap menjëherë pas konstatimeve se bisedime telefonike të bëra nëpër nëpërmjet telefonave fikse në ndërtesën e Prokurorisë Publike kanë qenë të regjistruara. Ndonëse janë gjetur të dhëna e telefonave të përgjuara të cilat datojnë që nga viti 30.09.2016, ka tregues që sugjerojnë se përgjimi ka ndodhur që nga blerja dhe instalimi e pajisjeve, gjegjësish viti 2013. Në këtë drejtim, gjithashtu kontrollohet nëse bisedat e regjistruara janë fshirë ose transferuar në një pajisje tjetër”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.

Të dhënat e para nga procedura paraprake tregojnë se regjistrimi është kryer në dy hard disqe nga qendra telefonike në objektin e ri ku janë vendosur hapësirat e Prokurorisë Publike Shkup, Prokuroria e Lartë Publike Shkup dhe Prokurorinë Publike e Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të procedurës, kontrollohet edhe dokumentacioni i tenderit për blerjen e pajisjeve dhe autorizimet për përdorimin e tyre.

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.