Para Kuvendit të Maqedonisë do të ketë protesta deri në fund të këtij viti

Protestat kundër ndryshimeve kushtetuese do të vazhdojnë deri për vitin e ri.

Iniciativa “Maqedonia Bllokon” dhe Shtabi i Krizave kundër ndryshimit të Kushtetutës, filluan me protestat para Kuvendit, në të cilën sot filloi debati i fazës së dytë mbi ndryshimet kushtetuese të parashikuara nga marrëveshja e Prespës.

Ata premtuan se nuk do të zmbrapsen, do të ngrenë çadrat. Ata thanë se do të mbrojnë Maqedoninë dhe nuk do të lejojnë askënd që ta shkatërrojnë atë.

Para Kuvendit, rreth 200 qytetarë këndojnë këngë patriotike, kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të Qeverisë dhe njoftojnë se do të ngrenë çadra para Kuvendit dhe do të qëndrojnë deri për vitin e ri. Ata e kritikuan Ministrinë e Brendshme për atë se kanë vendosur gardh të dyfishtë në një hapësirë më të madhe përreth Kuvendit dhe se kanë provokuar sot ata që po protestojnë kundër ndryshimeve kushtetuese.

Sot para Kuvendit është vendosur një gardh i dyfishtë dhe vërehen shtimi i numrit të pjesëtarëve të policisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.