Nxënësit e Shkupit dhe Gostivarit protestuan para qeverisë

Nxënësit e shkollave të mesme të Shkupit dhe Gostivarit janë mbledhur bashkë në kryeqytet për të protestuar kundër ajrit të ndotur. Gjimnazistët shprehen se ata duan dhe kanë të drejtë që të jetojnë në një ambient më të pastër dhe jo në hapësira ku vendi i tyre vazhdimisht renditen ndër vendet më të ndotura në Evropë.

Jovana Dukoska, nxënëse

“Sot jemi mbledhur për ajrin e pastër, të gjithë ne kemi të drejtë që të kemi ajër të pastër që është i nevojshëm për shëndetin tonë, ne si nxënës e kuptojmë mirë mesazhin, të gjithë ne marrim ajër të pastër, të gjithë ne marrim ajër të njejtë dhe këtë mesazh e apeloj deri tek të gjithë institucionet dhe qytetarët”.

Vojkan Mihajlloski, nxënës

“Ne seriozisht jemi të shqetësuar për pasojat e ajrit të ndotur që mund të shkaktojnë edhe vdekjen dhe sëmundjet serioze. Ne nuk duam dhe nuk guxojmë  që ta pranojmë këtë gjendje”.

Njomza Bajrami, nxënëse

“Mendoj se secili prej neve meritojmë që të jetojmë në një ambient sa më të mirë dhe të kontribuojmë që të kemi një të ardhme sa më të mirë, që edhe fëmijet të cilët do të jenë pjesë e këtij ambienti, të jetojnë në një vend më të mirë”.

Protesta e gjimnazistëve u përkrah edhe nga Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi. Drejtori Dragi Zmijanac kërkoi që Qeveria të merr masa serioze ndaj kësaj problematike e cila është  e vazhdueshme, pasi në të kundërt do të detyrohen që të padisin shtetin.

Dragi Zmijanac, drejtor i Megjash

“Nxënësit e shkollës së mesme e kanë ngritur zërin dhe e shprehën revoltën për gjendjen me ajrin e ndotur…Ajri enorm i ndotur më së shumti i dëmton fëmijët. Pikërisht për këtë, kemi vendosur që disa organizata qytetare, të drejtohemi tek Komiteti për drejtat e fëmijëve në Gjenevë, ndarasi për të gjithë dhe nga atje kërkuam masa që kjo qeveri duhet t’i respektoj, nëse jo do të detyrohemi të ngrisim padi”.

Edhe Qeveria ka ndërmarrë masa për uljen e ndotjes së ajrit, por të njëjtat deri tani aspak nuk kanë ndikuar në ndryshimin e gjendjes ekzistuese. Organizata joqeveritare kanë kërkuar që nga buxheti i vitit 2019-të, të ndahen mjete pikërisht për të luftuar situatën shqetësuese me ajrin e  ndotur./SHENJA/

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.