Në Serbi nuk e dinë si e ka menduar Vuçiqi korrigjimin e kufirit me Kosovën

Në Serbi thonë se askush nuk e di se si e ka “konceptuar” presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq demarkacionin [korrigjimin] e kufirit me Kosovën dhe çfarë do të thotë kjo në praktikë. Lidhur me këtë janë dakorduar kryeredaktori i javores politike serbe “NIN” Milan Çulibrk dhe gazetari Ratko Dmitroviq, kurse parashikojnë se aktualisht nuk është e mundur një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe se konflikti i ngrirë do të zgjasë edhe disa vite.

Në një intervistë për agjencinë serbe FoNet, e cila merret me “stërhollimin nyjës së Kosovës”, publicisëtët serbëjanë pajtuar se ‘askush nuk e di se çfarë është demarkimi [korrigjimi]’ sepse ky term në situatën konkrete kurrë nuk është shpjeguar.

“Askush prej nesh nuk e di se çfarë tha presidenti Vuçiq tha kur përmendi këtë demarkim. Unë mendoj e as ai vetë nuk është i vetëdijshë. Nuk jemi demarkuar as me vetveten, se çfarë në fakt do të thotë ajo fjalë”,  tha Çulibrk.

Gazetarët serbë pajtohen se marrëveshja sigurisht është një zgjidhje më e mirë sesa konflikti i ngrirë, por Çulibrk thotë se nuk sheh e mënyrë se si mund të arrihet deri te ajo dhe ka frikë se konflikti i ngrirë do të zgjasë edhe disa vite.

“Sa i përket marrëveshjes, besoj se nuk ka vullnet të mirë nga të dy palët, por në rrethanat e tanishme marrëveshja nuk është e mundur”, tha Dmitroviq.

Ai tha se kompromisi është i pamundur për arsyen e thjeshtë se, sipas tij ‘Prishtina mendon se kompromisi do të ishte të mos vrasin dhe dëbojnë serbët, kurse Serbia t’u jap atyre si kompensim karrigen në Kombet e Bashkuara. Por, Çulibrk nuk sheh ndonjë mënyrë se si mund të arrihet deri te një zgjidhje e tillë.

“Unë vërtetë nuk shoh se si është e mundur të arrihet një kompromis. Ne vazhdojmë të dëgjojmë se askush nuk mund të marrë gjithçka ose dikush të humbë gjithçka”, tha ai.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.