NDRYSHIME TË BEFASISHME NË QEVERI, ARGËTIM SALIU DHE ATILLA REXHEPI NË VEND TË KRESHNIK BEKTESHIT DHE HAZBI LIKËS?

Jozyrtarisht TV 21 mëson se zëvendësim të ministrave nga radhët e BDI-së planifikohet të bëhet në postin e ministrit të Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit. Mësojmë se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pasur takim me Argëtim Saliun, për të zëvendësuar Kreshnik Bekteshin në postin e ministrit të Ekonomisë. Gjithashtu, burimet jozyrtare të TV21 thonë se edhe vetë kryeministri ka kërkuar nga kryetari i BDI-së që për shkak të joefikasitetit në këto dy dikastere, të bëhen ndryshime. TV21 kontaktoi Bujar Osmanin, por deri më tani nuk japin qëndrim.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.