Mickoski: Zaev është përgjegjës për përgjimin e Prokurorisë

Përgjegjës për skandalin e përgjimit në prokurori është Zoran Zaev, i cili që për një vit e gjysmë është kryeministër dhe kontrollon qeverinë qendrore dhe atë lokale, ka shkruar në rrjetin social Facebook lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosi, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përulje dhe shantazhe ndaj prokurorisë dhe gjyqësisë. Të shtëna, vrasje, kriminelë të liruar, Maqedonia u shndërrua në një shtet të krimit, e mbështjellur me të zezë, një shtet ku njerëzit në pushtet po shkatërrojnë dhe duan të udhëheqin me jetën tonë. Lajme skandaloze u deklaruan dje. Prokuroria dhe gjyqësia po përgjohen. Kjo do të thotë se diku dikush që sot është qeveri dërgon një mesazh, gjykatësit dhe prokurorët i ka në dorë, me biseda të regjistruara, shantazhe, kanë nevojë për nënshtrim të urdhrave politike, ndërsa drejtësia anashkalohet”, shkruan Mickovski.

Micksoki gjithashtu shkruan se, dje dolën me informacion rreth përgjimit të prokurorisë dhe gjyqësorit, ndërsa kryeministri Zaev u përpoq që të transferonte përgjegjësinë çka vetë tregon se po largon mizën nga kapela. Ai shtoi se faktet janë se përgjimi ka filluar që nga viti 2016, ndërsa që nga 2 shtatori i vitit 2016 ministër i Brendshëm ka qenë Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.