Maqedonisë i duhet vullnet politik në luftën kundër ajrit të ndotur

Negociatat e anëtarësimit në BE në Maqedoni do të hapin një sërë problemesh që janë vënë nën qilim për shumë vite dhe shembulli më i mirë i kësaj është ndotja ajrit, tha për televizionin “Nova” Stefan Buzharovski nga Universiteti i Mançesterit dhe kryetari i bordit të Qendrës për Hulumtim dhe Informim Eko-Svest.

Tema e ajrit të ndotur në Maqedoni është parashikuar si pika kryesore në bisedimet për anëtarësim. Sipas Buzharovskit “problemi më i madh ke ne është niveli i ulët i efikasitetit të energjisë”.

“Zgjidhja e këtij problemi kërkon zgjidhje sistematike, përpjekje të organizuara të shtetit dhe investime dhe mbështetje të banorëve për të investuar në të. Problemi i Maqedonisë nuk janë parat, por mungesa e kapacitetit organizative dhe vullnetit politik”, tha Buzharovski.

Ai gjithashtu tha se nocioni efikasitetit energjetik në Maqedoni shpesh përmendet në fjalimet politike, por në praktikë, pak njerëz e dinë saktësisht se çfarë është.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.