Mançevski: Deri në shkurt digjitalizohen mbi 50 shërbime

Gjatë debatit për reformat në administratë në emisionin “360 gradë”, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski njoftoi se nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm Qeveria do të filloj me digjitalizimin e 50 shërbimeve publike.

Qëllimi është që një pjesë e madhe e dokumenteve siç janë dokumentet e Drejtorisë së librave amë, asnjëri më, vetëm nëse insiston, nuk ka nevojë t’i nxjerrë në letër. E dyta është se një pjesë e madhe e institucioneve madje as të mos ua kërkojnë por t’i sigurojnë në mënyrë automatike përmes sistemit të interoparabilitetit, që është komunikimi mes institucioneve. Pra e para është ndaj qytetarëve dhe e dyta është të rritet niveli i digjitalizimit”- deklaroi Damjan Mançev ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Mançevski theksoi portali për regjistrin tashmë është gati mirëpo nuk është lancuar kurse aktualisht po punohet në instalimit e pajisjeve dhe softuerit ndërsa projekti për digjitalizimin e një pjese të shërbimeve administrative është i financuar nga IPA fondet.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.