Mali i Zi në prag të konfliktit me serbët pas arre.stimit të liderit serb Nebojsha Medojeviq

Deputeti Nebojsha Medojeviq, është arrestuar mbrëmë me urdhërin e lëshuar nga Gjyqi i lartë, në Podgoricë, lidhur me lëndën e hartuar me rastin e pohimeve për marrjen dhe dhënien e mitos, është kumtuar nga Drejtoria e policisë. Theksohet se Medojeviq, pas arrestimit, është dërguar në Entin për vuajtjen e sanksioneve penale.

Nga Drejtoria e policisë, kanë theksuar se Gjyqi i lartë, ia ka caktuar deputetit Medojeviq, paraburgimin deri në dy muaj , sepse ka refuzuar të dëshmojë në lëndën e formuar në prokurorinë sepciale të shtetit. Për shkak të pohimeve të deklaruara publike të tij gjoja se është në dijeni se ish kryebashkiaku i Podgoricës nuk do të arrestohet për shkak se prokurori kryesor special ka marr nga ai mito, në shumë prej 100 mijë euro, thuhet në kumtesë.

Deputeti i Frontit demokratik, Millan Knezheviq, ka theksuar se vullnetarisht nuk do të dorëzohet në polici dhe se së bashku me kolegët nga kjo aleancë politike, do të qëndrojë brenda lokaleve të parlamentit. Të theksojmë se edhe për deputetin, Knezheviq, Gjyqi ka shqiptauar masën e paraburgimit deri në dy muaj. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit parlamentarë për mbrojte dhe siguri, Obrad Stanishiq, beson se organet e shtetit të cilat e kanë arrestuar deputetin Medojeviq, kanë vepruar në bazë të ligjit.

Në pyetjen që ti komentojë paralajmërimet e FD, se mund të ketë trazira qytetare, Stanishiq ka theksuar se është i sigurtë se një gjë e tillë nuk do të ndodh. Sipas tij ,Mali i Zi është shtet stabil .Në ndërkohë avokatët e Nebojsha Medojeviq dhe të Millan Knezheviq i kanë paraqitur ankesë Gjyqit të apelit ndaj vendimit për caktimin e masës së paraburimit për dy deputetë të FD.

Mali i Zi është në prag të konfliktit civil pas arres.timit të liderit serb Nebojsha Medojeviq,” tha për “Blic” Milano Knezeviç i cili gjithashtu do të burgoset.

Knežević nga enjten në mbrëmje ndodhet në ndërtesen e Kuvendit të Malit të Zi, ku ai ka refuzuar të largohet në duke tentuar të pengoj arres.timin e Nebojsha Medojeviq, i cili u arrestua menjëherë pas sesionit në të cilën u votua për heqjen e vendimit të Kuvendi i Podgoricës në vitin 1918, me të cilin Serbia dhe Mali i Zi u bashkuan.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.