Kotzias: Është përgatitur fushata për marrëveshjen e Prespës

Nikos Kotzias, ish-ministri i jashtëm që nënshkroi marrëveshjen e Prespës, e mbështet Syrizan përpara zgjedhjeve lokale në Greqi dhe theksoi se qeveria greke pas përfundimit të verës përgatit një fushatë para ratifikimit të marrëveshjes së nënshkruar në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Ai tha se në të njëjtën fushatë duhet t’ju sqarohet dhe tua ofrohet qytetarëve grek marrëveshjen e Prespës dhe t’i bind që më lehtë ta pranojnë atë.

Diplomati me përvojë nuk pajtohet me sloganet e protestave të studentëve ku dje reklamuan se “politikanët e tradhtuan Maqedoninë”.

“Këtyre fëmijëve nuk ju është dorëzuan marrëveshja e Bukureshtit, nga e cilat neve na takon më shumë nga Maqedonia, ndërsa pjesë më të vogla vendeve tjera. Ata gjithashtu nuk mësuan se e djathta greke mbështeti okupimin e trefishtë të Greqisë, ndërsa qëndrimi i së majtës dhe i qendrës të së majtë rezistuan. Këta të rinj nuk janë armiqtë tanë, por dikush përpiqet t’i çorientojë ata” tha Kotzias.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.