Kosova legalizon arm.ët, hiqet dënimi për armëmbajtje pa leje

Gjithë qytetarët e Kosovës që posedojnë ar.më pa leje, nga mesi i dhjetorit do të mund t’i bëjnë legale ato.

Tërë kjo pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për legalizimin e tyre. Për ta bërë këtë, kosovarët kanë vetëm gjashtë muaj kohë. Aktualisht, në tërë Kosovën janë rreth 200 mijë ar.më pa leje në duart e qytetarëve.
Ndërkohë, që për çdo vit nga Policia e Kosovës konfiskohen deri në 1 mijë e 500 ar.më të llojeve të ndryshme.

Që nga 17 dhjetori i këtij viti, gjithë kosovarët që kanë arm.ë pa leje do të mund t’i legalizojnë ato. Për ta bërë këtë ata kanë kohë vetëm gjashtë muaj.

Gjatë kësaj kohe, do të pezullohet zbatimi i nenit 374, të Kodit Penal, në bazë të së cilit parashihet dënimi me gjobë prej 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet për këdo që mbanë ar.më pa leje.

Gjithë kjo pas vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafës, për legalizim të armëve, i cili është nënshkruar në 23 nëntor të këtij viti.

“Afati kohor shpallet për periudhën gjashtë mujore dhe fillon nga data 17 dhjetor 2018 deri më datë 17 qershor 2019”, thuhet në vendimin e Mustafës.

Këtij procesi pritet t’i nënshtrohen rreth 200 mijë ar.më pa leje, aq sa gjenden aktualisht në duart e qytetarëve të Kosovës. Prej gjithë ar.mëve që gjenden në vend, vetëm 50 mijë prej tyre janë të regjistruara.

Së paku kështu thuhet në statistikat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sipas MPB-së, shumica e këtyre armëve janë për gjueti dhe shejtari.

“Ar.më të regjistruara në Kosovë janë rreth 50.000 dhe shumica nga to janë ar.më për gjueti dhe shejtari, Kategoria B C dhe D”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.