Kapet nga policia e Maqedonisë një shtetas i Bosnjës në “Tabanoc”

Mbrëmë në kalimin kufitar Tabanoc është kapur një person për shkak se automjeti të cilin ka drejtuar ka qenë në kërkim të Interpolit të Sarajevës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më 30 nëntor 2018, në ora 18:30, në pikën kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Bosnjës, e drejtuar nga A.E. (47) nga Bosnja dhe Hercegovina, u konstatua se automjeti është subjekt i kërkimit nga Interpoli Sarajevës.

A.E. është arrestuar dhe iu është dorëzuar zyrtarëve të SPB Kumanovë për procedura të mëtejshme.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.