Janë dorëzuar në polici edhe 4 të kërkuarit tjerë

Loading...

Nga informacioni jozyrtare brenda policisë për Pa Censurë thonë se para pak çasteve janë dorëzuar në polici edhe katër të kërkuarit tjerë nga policia të cilët dyshohen se kanë qenë të përfshirë në incidentin e mbrëmshëm, policia ka konfiskuar edhe veturën e tipit BMW X5 me të cilën kanë qenë në lëvizje të dyshuarit.

Të vetëdorëzuar në polici janë personat A.M., V.A., A.M. dhe A.I. të cilët aktualisht merren janë duke u marrë në pyetje.

Nga informacione të Pa Censurë A.M ka qenë i plag.osur në këmbë, por plaga e tij ka qenë e lehtë dhe nuk është mbajtur në Spital për kurim të mëtejshëm.

Dje rreth orës 21:00 në qendër të qytetit të Tetovës dy vetura në lëvizje kanë gjuajtur tek njëra tjetera me arm.ë zjarri./Pa Censurë

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.