Incidenti në Tetovë, policia ka kapur dy persona

Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim gjashtë të tjerë në lidhje me incidentin që ndodhi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Tetovë.

Një zënkë mes dy grupeve ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit që për fat të mirë nuk solli të plagosur apo viktima.

Zënka mes dy grupeve ka filluar brenda një kazinoje që gjendet në qendër të Tetovës dhe ka qenë verbale, për të kaluar më pas në zënkë fizike.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Fatmir Rexhepi tha mbrëmë se kishte patur në qendër të Tetovës dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.