“Incidenti mbrëmë ka ndodhur përgjatë rrugës, në Delfin nuk janë futur plumbat”!

Incidenti i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 ku dy vetura në lëvizje gjuajtën ndërmjet njëra tjetrës përgjatë rrugës në qendër të qytetit të Tetovës, ngjalli panik tek qytetarët me ç’rast u shpërndanë edhe informacione të ndryshme.

Një nga klientët e restorantit “Delfin” për Pa Censurë tha: “Ashtu edhe siç e kanë parë të gjithë gjuajtjet kanë ndodhur para bastoret Aladin, aty ku edhe e rrethoi policia vendin, unë isha në restorant Delfin bashkë me fëmijët e mi, dëgjuam se diçka ndodhi dhe të gjithë kurreshtarë dolëm për të parë çfarë ngjau”

Nga restorant Delfin thonë se janë të pavërteta informatat e shpërndara se plumbat kanë depërtuar brenda, të gjithë të pranishmit në restorant janë dëshmitarë për ketë thonë nga Delfin.

Për incidentin e ndodhur, policia ka privuar nga liria tre persona teksa po kërkohet edhe për personat e tjerë që kanë qenë të përfshirë në ketë rast.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.