Haradinaj i vendosur për taksen ndaj Serbisë, i çon “selam” Thaçit dhe Veselit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vijon t’i qëndrojë besnik vendimit të tij për vendosjen e taksës 100% ndaj hyrjes së mallrave Serbe në Kosovë.

Ai u shpreh se nuk do të tërhiqej nga ky vendim edhe në qoftë se kjo do t’i kushtonte rrëzimin e qeverisë të cilën ai drejton.

Në një intervistë për “Interaktiv” në KTV, Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me luftë.

Ajo çfarë më së shumti ka përbërë lajm nga deklarata ka qenë deklarimi i tij se, “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do të marrë me vete edhe Thaçin e Veselin”.

Haradinaj u shpreh gjithashtu se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.