Carovska: Taksa për fëmijën e tretë s’ka rezultat! Shqiptari: Unë e shoh efektin po se di sa e sheh ti! (FOTO)

Pas vendimit të ministres për Punë dhe Politik Sociale Milla Carovska se shtesa për fëmijën e tretë do të ndërpritet pasi e njëjta nuk ka dhënë rezultate ka revoltuar shumë qytetarët.

Pas plasimit të lajmit në Pa Censurë, ka pasur reagime të shumta nga qytetarë shqiptarë, të cilët thonë se kjo ndalesë për shtesën e fëmijës dë tretë është tendencioze ngaqë e njëjta ka dhënë rezultatet e saj.

Një nga komentet epike është nga qytetari N.Q. i cili ka shkruar se falë shtesës për fëmijën e tretë ai ka shtuar familjen e tij.
N.Q shkruan: “Unë e shoh efektin po se di sa e sheh ti!”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.