Ankohet shtabi i Krizës: Spasovski ta spostojë gardhin mbrojtës nga sheshi i Kuvendit

Shtabi i Krizave kundër ndryshimit të Kushtetutës, pas të cilit qëndron partia e Janko Baçevit “Maqedonia e Vetme”, tha se është vendosur gardh mbrojtës në sheshin para Kuvendit në mënyrë që, siç thonë ata, të uzurpojnë zonën për njerëzit të cilët sot do të dalin në protestë.

“Ne informojmë opinionin se ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski bëri provokimin e parë të rrezikshëm në lidhje me protestën e madhe publike që do të mbahet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Këtë mëngjes ministri Spasovski urdhëroi për herë të parë në historinë e protestave përpara Kuvendit të vendos gardhi mbrojtës në mënyrë që të uzurpojnë zonën e cila është parashikuar për popullin”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Krizës.

Nga atje thonë se Spasovski ta spostojë gardhin në afërsi të Kuvendit, në të kundërtën nuk garantojnë siguri nëse populli vinë në një situatë që vetë ta heq gardhin.

Në Kuvend sot vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese, për të cilën sot jashtë Kuvendit do të protestohet.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.