Aktivistja Irena Ristiq, shpif për rrethanat që ndërroi jetë vajza në Gostivari! (FOTO)

Liridona Vejseli

Aktivistja e të drejtave të njeriut Irena Ristiq po shpif. Këtë e them me të drejtë ketë pasi ajo ka shkruar një sërë të pavërtetash në postimin e fundit të plasuar në facebook. Ristiq hedh dilemë mbi rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike, ku katër javë më parë në Gostivar humbi jetën duke ikur nga qentë 17 vjecarja XH.M.

Ristiq mes tjerash thotë se vajza ka qenë e keqtrajtuar nga prindi i saj dhe bëhet fjalë për një afërë dashurie gjithashtu thotë se, vajza ka humbur jetën pasi prindi e ka fejuar me një djalë por ajo ka qenë e dashuruar në dikë tjetër dhe jo ashtu siç u rapotua se nga ikja prej qenve endacak, ajo më tej shkon deri në atë pike ku thotë se prindi i vajzës ështe prapa grilave pasi ai ka qenë shkaktarë, për dëshperimin e vajzës dhe marrjen e një hapi të tillë.

Për shkrimi e saj të gjatë me një sërë të pavërtetash, duhet të mbajë përgjegjësi ngaqë ka ngjallur huti në opinion si dhe ka ngacmuar plagën e hapur të familjarëve, të cilët ende vuajnë rëndë humbjen e vajzës së re.

Rrethanat në të cilën ndodhi ngjarja u bënë publike shpejt nga gazetarët duke u referuar në dëshmi të dëshmitarëve okularë, organeve kompetente policisë dhe Prokurorisë. Pa Censurë ka raportuar për rastin dhe nga informacionet zyrtare ka rapotuar për rrethanat në të cilën dyshohet se ndërroi jetë vajza edhe pse Prokuoria ka mbledhur provat dhe po punon për zbardhjen e plotë dhe nxjerrjen e versionit final, por të pyetur sot nga Prokuroria thonë se nuk ka asnjë detaj të ri për ngjarjen dhe nuk ështe privuar nga liria ndonjë person.

Familjarët e vajzës së ndjerë janë shqetësuar për dezinformatat e shpërndara në opinion dhe të pavërteta e aktivistet Ristiq andaj edhe do ta ndjekin atë penalisht për shpifje.

Deri tek Ristiq kam një porosi, shkrimi yt Ristiq kishte për qëllim të vetëm, fyerjen e një familjeje shqiptare e cila ka kaluar një tragjedi të rëndë, të shkruar se prindi i vajzës është në burg duke mos qenë i njëjti i përfshirë fare, ku i njëjti është duke lënkuar për vajzën e humbur është ofendim i rëndë. Andaj kujdes në çdo fjalë që thua kur ka të bëjme me një rast të ndjeshëm e aq më shume, kur bëhet fjalë për një familje shqiptare!

Shkrimi i Ristiç:

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.