Zaev: Përveç telefonave në Prokurori, janë përgjuar edhe telefonat në Gjykatën Penale

“Përveç numrave fiks të Prokurorisë, në të njëjtën mënyrë janë përgjuar edhe telefonat në ndërtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev.

“Unë jam i informuar që nga momenti kur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski është i informuar për hetimin, i cili ka filluar në pranverë. Atë saktë do ta tregojë prokurori kompetent i cili e udhëheq hetimin. Bëhet fjalë për sistem të vendosur në qendrën për komunikim të brendshëm në Prokurori Publike. Sistem i njëjtë është vendosur edhe në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup. I inkurajoj organet që të hetojnë se kush dhe pse i ka vendosur. Unë besoj se tani i kanë të gjitha gjetjet”, tha kryeministri Zaev në lidhje me skandalin për të cilin kryeprokurori Lubomir Joveski deklaroi se kanë zbuluar në objekt sistem me të cilin janë përguar bisedat e tyre të telefonëve fiks.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.