Vrasja e shqiptarit në Korfuz, arrestohet një i dyshuar: E ekzekutova sepse….

Arrestohet një person si i dyshuar për vrasjen e ndodhur në Korfuz të Greqisë disa ditë më parë. Bëhet fjalë për 63-vjeçarin që ishte shpallur i zhdukur nga familja e tij dhe policia kishte nisur kërkimet. Mediat fqinje raportojnë se autori i krimit është jnë banor zone dhe se vrasja ka ndodhur pas një konflikti banal.

“Ditën e krimit unë u konfliktova me viktimën në loka. Shkova në shtëpi dhe mora armën e gjahut. Pasi e vrava, e hodha në kanal për të mos u zbuluar”, mësohet të ketë thënë i arrestuari në polici. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por thuhet se ka pranuar autorësinë e vrasjes. Shqiptari i vrarë u gjet në një kanal në zonën Spartera, nga një shofer që po kalonte në rrugë, i cili ka njoftuar policinë në Lefkimi.

Viktima jetonte prej vitesh me familjen në Korfuz dhe emri i tij ende nuk bëhet me dije në media. Hetuesit KISHIN dalë në konkluzionin se shqiptari është ekzekutuar me armë zjarri nga një distancë e afërt.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.