Ushtarët izraelitë kanë plagosur 28 palestinezë në kufirin e Gazës

Njëzet e tetë palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se 28 persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin e Gazës.

Në deklaratë nuk janë dhënë informacione të detajuara në lidhje me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.

Palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin në kuadër të 42 vjetorit të Ditës së Tokës.

Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

Në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani, janë martirizuar më shumë se 220 palestinezë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.