Telefonat e Prokurorisë Publike të Maqedonisë janë përgjuar me vite

Telefonia fikse në Prokurorinë Publike të Maqedonisë është përgjuar për dy vite me radhë. Kryeprokurori Lubomir Joveski, në takim me gazetar njoftoi se nga 30 shtatori i vitit 2016 deri në bisedat e fundit që i kanë zhvilluar prokurorët mes vete, gjithçka është incizuar në dy hard-diska të vendosura në hapësirën e qendrës së telefonisë fikse në Prokurori.

Incizimet në fjalë, së bashku me hard-disqe sipas kryeprokurorit Jovevski, i kanë zbuluar personat e punësuar në Prokurorinë Publike.

“Është hapur procedurë para hetimore për të vërtetuar se kush ka incizuar. Përveç kësaj po hetohet se vallë këto përgjime janë nxjerrë jashtë, nëse janë keqpërdorur dhe për çfarë qëllime. Gjithashtu po kontrollohet se nëse është përgjuar edhe qendra e Prokurorisë për krim të organizuar, e cila është e vendosur në ndërtesën e Gjykatës së Apelit. Këto hetime po zhvillohen nga Prokuroria Publike e Shkupit”, tha Joveski.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.