Sulmon nënën e tij, prokurori kërkon dënim me 30 ditë paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit I.J, për shkak të dyshimit të bazuar se kishte kryer veprën “sulm” nga neni 187.1 e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I.J me këtë rast kishte sulmuar nënën e tij J.J në lokalin e saj në Rahovec.

I njëjti poashtu ka dëmtuar me dashje pasurinë e nënës së tij duke thyer xhamat e frigoriferit dhe karrigeve.

I pandehuri gjithashtu në bazë të dyshimit ka kryer edhe veprën “asgjësim apo dëmtim i pasurisë “ nga neni 333 paragrafi i 1-rë i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilanit, përcjellë Klan Kosova.

Prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.