Shoqërohen në polici dy të dyshuarit për ngjarjen në Tetovë!

Para pak çastesh janë shoqëruar në polici dy të dyshuar për ngjarjen e ndodhur sot në Tetovë, ku dy grupe gjuajtën me armë zjarri mes tyre.

Teksa policia është vënë në ndjekje edhe të personave tjerë që janë bashkëpjesmarrës për prishjen e rendit publik.

Në vendngjarje kishte njolla gjaku ku policia edhe vuri ndalesat e kalimit, sipas informacioneve jozyrtare dyshohet për një të lënduar, por drejtori i Spitalit të Tetovës Florim Besimi për Pa Censurë tha: “Deri më tani nuk kemi pranuar pacient nga ngjarja e ndodhur në Tetovë.

Ekipet e policisë hetojnë kazino “Aladin” ku edhe ka filluar konflikti.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.