Qipro në krah me Serbinë, kundër Kosovës

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasidias do t’i dërgojë të hënën letër të gjithë liderëve të shteteve anëtare të BE-së si dhe kryetari të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, sa i përket çështjes së Kosovës. Këtë e ka thënë vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Për mua është me rëndësi që edhe të tjerët të flasin për Kosovën, njerëz që gëzojnë respekt, e jo vetëm unë si president i vendit” tha Vuçiq gjatë takimit me presidentin qipriot në Nikozia.

Qipro është një prej pesë shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.