Publikohet dokumenti sekret: Legjioni i kriminelit Legija kishte sulmuar familjen Jashari më 5 mars

Kriminelii serb Milorad Ulemek Legija, kishte rrethuar shtëpinë e Adem Jasharit më 5 mars 1998.

Bazuar në të dhënat nga nota zyrtare e Departamentit të Sigurisë Shtetërore bërë dy muaj pas përleshjeve, një dokument i cili sot është poblikuar në mediat serbe tregon se si ishte zhvilluar operacioni në Prekaz.

Para se të vije agimi i 5 marsit, pjesëtarët e UÇK-së, sulmuan një patrullë policore në fshatin Laushë. Gjatë sulmit, dy pjesëtarë të forcave të policisë serbe u plagosëën. Forcat serbe u urdhëruan menjëherë për të shkuar më operacion sekret. Atyre u është dhënë detyra e gjetjes dhe neutralizimit të pjestarëve të UÇK-së. Krimineli Milosad Ulemek, komandant i JSO, ishte përgjegjës për këtë veprim. Përveç njësisë së tij, mbështetja u sigurua atyre në terren nga anëtarë të SAI, sipas një raporti që përpilua rreth dy muaj pas operacionit në Prekaz

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.