Me moton “Mos gjyko kush kë e dashuron”, nisi fushata në Shkup për LGBTI (VIDEO)

Me moton se “Mos gjyko kush kë e dashuron”, sot në Shkup ka nisur fushata nacionale kundër dhunës dhe diskriminimit të kategorisë LGBT-së, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuar nga Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim dhe nga Koalicioni “Margini” dhe Qendra LGBT, bartës të fushatës, qëllimi është që të ngritët vetëdija për problemin e dhunës në baza të orientimit seksual dhe identiteti gjinor, dhe të ndikojë në uljen e paragjykimeve ndaj individëve LGBT.

Fushata realizohet me përkrahje të Grupit Parlamentar Ndërpartiak.

Siç informoi këshilltarja juridike e Koalicionit “Margini”, deri tash kanë evidentuar 69 raste ku është ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të LGTB-së.

Fushata realizohet në kuadër të projektit “Kuvendi dhe pushteti vetëqeverisjes lokale në avancimin e të drejtave të LGBT-së”, i cili financiarisht është përkrahur nga Ambasada e Holandës në Maqedoni.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.