“LUVA BABUSH” ME VETURËN E POLICISË, ARSYEJA PËR TË CILËN IU NGRIT AKTAKUZË PEJANIT

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër L.K, për veprën penale “Plaçkitja e mjeteve motorike”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri L.K, me datën 14 gusht 2018, në fshatin Raushiq të Pejës, kundërligjshëm nget veturën zyrtare të policisë, Golf 5, përderisa dy zyrtarët policorë e kishin lënë veturën zyrtare në një auto-larje, dhe të njëjtit kishin shkuar pranë një qendre tregtare, i pandehuri L.K., gjatë kësaj kohe shfrytëzon mungesën e policëve, futet në veturë zyrtare dhe fillon ta ngasë atë, si dhe e vendos kapelën e policisë në kokë, e tërë këtë ngjarje e incizon një shok i të pandehurit L.K, e ky i fundit e poston në rrjetin social “Youtube”, shkruan Ballkani.info.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.