Klinika e Kardiologjisë sipas numrit të intervenimeve në zemër është qendra më e madhe në Ballkan

Loading...

Ministri i shëndetësisë, dr.Venko Filipce dhe drejtori i Klinikës Universitare për Kardiologji, dr.Zhan Zimbakov, e hapën Skopje Interventional Meeting, ngjarje e cila ka rëndësi kruciale për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave tek personeli mjekësor, si dhe avancimin e ekspertizës mjekësore.

Në fjalimin e tij, ministri Filipce informoi se Klinika për kardiologji, sipas numrit të intervenimeve të zemrës dhe sidomos numrit të intervenimeve nga goditjet në zemër, është njëra prej qendrave më të mëdha në Ballkan.

Në nivel ditor realizohen intervenime në zemër te 30 pacient, dhe 5-10 intervenime prej goditjeve në zemër.

Në të njëjtën kohë klinika ka një numër të madh të intervenimeve periferike, para së gjithash për stendat dhe intervenimet e arterieve në këmbë.

“ Ky është rezultat i punës së tërë ekipit, jo vetëm i kardiologëve intervenues, por edhe i eho kardiografistëve, intenzivistëve dhe një numri të madh të ekipit të mesëm mjekësor”, potencoi ministri Filipce.

Zhvillimi i vazhdueshëm i mjekësisë kërkon ndjekjen e të gjitha trendeve moderne dhe për këtë arsye po organizohen takime të këtilla me prezencën e ekspertëve të lartë. Ky simpozium ka për qëllim që të tregohen rekomandimet më të reja dhe arritjet në intervenimet periferike.

Ministria e shëndetësisë i ndjek kërkesat e Klinikës për Kardiologjisë dhe po e përkrah zhvillimin e tyre. Në periudhën e ardhshme do të investohet në përmirësimin e kapaciteteve, fuqizimin me kuadër dhe mjete të reja, si dhe vënien e intervenimeve të reja dhe moderne në punën e përditshme.

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.