Kamçev dhe Pandelevski në paraburgim, “Pellagonija” në humbje

Grupimi KB “Pellagonia” ku në Këshillin e Drejtorëve janë biznesmenët e paraburgosur Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski nga janari deri në shtator të këtij viti shënon humbje në punë prej tre milionë euro. Kombinati më i madh bujqësor e publikoi informacionin për bilancet e këqija në faqen e internetit të Bursës së Maqedonisë. Në dokumentin, megjithatë qëndron se për vitin rrjedhës KB “Pellagonia” ka të ardhura operative me vlerë prej 26 milionë euro dhe shënojnë rritje prej16 për qind në raport me vitin e kaluar. Por, për vitin 2018 kombinati është përballur me shpenzime më të mëdha ose mbi 2,3 milionë euro më shumë shpenzime në raport me të ardhurat.

KB “Pellagonia” si kombinati më i madh bujqësor përpunon mbi 17 mijë hektarë truall shtetëror që është marrë nën koncesion para 20 viteve. Deri tani janë nënshkruar shtatë anekse të Kontratës themelore prej të cilave i fundit në vitin 2016. KB “Pellagonia” posedon edhe 234 hektarë që i kanë blerë vetë. Sipas hulumtimeve të gazetarëve gjatë viteve të kaluara, kombinati është në pronësi të “Orka Holding” të Orce Kamçevit, biznesmenit Cvetan Pandelevski dhe kompanisë of-shor së famshme “Eksiko”.

Alsati javën e kaluar publikoi se përmbaruesit kanë filluar të sekuestrojnë pasurinë në pronësi të Orce Kamçevit i cili tashmë 20 ditë është në paraburgim në Shutkë. Për shkak të borxhit të KB Pellagonia, përmbaruesit kanë bërë sekuestrimin e pasurisë në disa ndërmarrje, në mesin e të cilave edhe në fabrikën e qumështit “Zdravje Radovo”, e cila është në pronësi të Kombinatit bujqësor. Blerja e fabrikës së qumështit filloi që në vitin 2015 kur, Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski u bënë pronarë pakicë. Dy vite më vonë KB Pellagonia e bleu tërësisht “Zdravje Radovo” për 12,6 milionë euro, përkatësisht Kamçevi dhe Pandelevski vetvetes, do të thotë Kombinatit të tyre Bujqësor Pellagonia ia kanë shitur aksionet.

Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelovski përveç interesave të biznesit i lidhë edhe rasti “Perandoria” e Prokurorisë Speciale. Hetimi i PSP-së, i ka dërguar këta biznesmenë në “Shutkë”, ndërsa përveç tyre i dyshuar është edhe ish-drejtori i policisë sekrete Sasho Mijallkov. PSP-ja i ngarkon për disa vepra në mesin e të cilave keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe pastrim parash. Gjykata ka ngrirë edhe pasurinë e ndërmarrjeve të Kamçevit, Orka Holding dhe Eksiko. PSP-ja ka indikacione se përmes veprave penale i është shkaktuar dëm buxhetit me vlerë prej gjashtë milionë euro, dhe se janë larë thuajse 11 milionë euro.

Bojan Stojanovski

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.