Funksionari i lartë i BDI-së i përfshirë në incidentin në Tetovë?!

Sonte rreth orës 21:15 dy vetura në lëvizje në qendër të Tetovës kanë gjuajtur me armë zjarri mbi njëra-tjetrën.

Të shtënat e shumta kanë bërë që shumë plumba të përfundojnë në lokalet pranë.

Sipas infomratave jozyrtare, njëri nga të pranishmit në këtë konflikt është ish funksionari i lartë i BDI-së i cili më parë ka pasur postin e zëvendës drejtorit të DAP-it!

Dëshmitarët okularë thonë për Pa Censurë se një person ka ngelur i plagosur, por policia e mohon të ketë të plagosur në këtë incident.

Konflikti dyhsohet të ketë filluar pas një zënke verbale, që ka filluar në kazninon “Aladin”

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.