Çmenduri! Shikoni për çka ofron 150 mijë franga ky shqiptar !

Loading...

Autotarga zvicerane me numrin «ZH 987» ndodhet në ankand publik.

Oferta më e lartë ka arritur në 150’800 franga zvicerane, duke thyer rekordin e Cyrihut.

Mëngjesin e së hënës, oferta më e lartë për autotargën zvicerane me numrin «ZH 987» ka arritur në 150’800 franga, shkruan “Blick”.

Me këtë rast, rekordi i Kantonit të Cyrihut që kapte shumën prej 131’000 frangave për autotargën me numrin «ZH 1000» është thyer.

Por, mbetet e paqartë nëse do të thyhet rekordi zviceran për numrin «ZG 10»?

Ankandi duket se është përkufizuar në disa ofertues. Ofertuesit me nofkën «kaj» dhe «VehgimMurati» janë duke garuar në çdo moment për të blerë autotargën «ZH 987».

Por, mbrëmjen e së dielës, ofertuesi «VBerger» i ka tejkaluar të gjithë duke ofruar shumë prej 150’800 frangave.

Megjithatë, nga burime të ndryshme thuhet se kumanovari nga Maqedonia Hadi Osmani, ka ofruar për momentin shumën më të lartë prej 152`400 frangash.

Fituesi i ankandit do të dihet të mërkurën rreth orës 23.00.

Më 14 shkurt të këtij viti, autotarga me numrin «ZG 10» ishte blerë për 233’000 franga, ndërsa deri atëherë, numri «VS 1» mbante rekordin prej 160’100 frangash.

Enti kantonal i Cyrihut, që nha viti 1995 bën ankande të tilla, ndërsa që nga viti 2006 edhe online.

Loading...
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.