AIDS, TË INFEKTUARIT JANË MË SHUMË MESHKUJ, FILIPÇE POROSIT TESTIM TË RREGULLT DHE PARANDALIM

Detektim i hershëm i sëmundjes dhe shërimi i hershëm me terapinë e qasshme në sistemin tonë shëndetësor. Ky është apeli i ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe në Ditën Botërore kundër AIDS-s. Drejtoresha e Klinikës së sëmundjeve infektive, Milena Stevanoviq theksoi se nevojitet testim i rregullt. Që nga viti 1987 deri më sot në Maqedoni janë regjistruar 400 raste të pacientëve të infektuar me HIV. Pjesa më e madhe prej tyre janë të gjinisë mashkullore, gjithsej 339. Në periudhën e fundit janë regjistruar 99 raste të diagnostikuara. Shumica prej tyre janë në moshë prej 20 deri 39 vjeçare te popullata e cila është seksualisht aktive. Në 17 vitet e fundit, numri i rasteve me vdekje është ulur edhe pse ka tendencë të rritjes së rasteve të regjistruara.

“Por, me këtë që e kemi në dispozicion për shërimin e pacientëve të infektuar me HIV, do të thotë ulje e vdekshmërisë, përkatësisht, ulje e sëmundjeve që e karakterizojnë AIDS-n në fazën e fundit të infeksionit HIV dhe ulje e vdekshmërisë së këtyre pacientëve”, tha Milena Stevanoviq, klinika e sëmundjeve infektive.

“Një person që është i infektuar me HIV, mund të ketë vdekshmëri si edhe personat që nuk janë të infektuar me HIV”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.