Sikur të kisha forcë t’i hapja dyert e burgjeve?!

Urim SALIHU

Sikur te kisha force ti hapja dyert e burgjeve.Ti liroja shqiptaret e mij.Ka shume vite qe dikush i pret ne shtepite e boshatisura te tretur nga malli dhe te raskapitur nga varferia.

Sikur te mund ti hapja dyert e burgjeve dhe te kisha force, tua ktheje prinderit atyre femijeve qe vuajne secilen dite te jetes se tyre .Ata femije qe se presin kurre nje feste ,qe se kane kurre nje dashuri qe ua vrau sistemi i atij qe iku,qe u arratis ne shtetin qe u tregua i verber .
Si mund te vuajne denime ata qe i mbylli nje ish kryeminister qe foli gjithe jeten per patriotizmin dhe vete iku si frikacak.Te ikesh domethene te pranosh fajin.Si mund te te denoje i fajshmi?!Si mund te rrijne prapa grilave njerez qe kurre nuk e kuptuan perse jane aty.Si mund te rrijne ne burg njerez qe ishin eksperimente e atyre qe vodhen dhe plackiten sa munden dhe rrije ne shtreterit e ftohte ne vend te tyre.
Si mund te rrijne ne burgje shqiptare te pafajshem qe u denuan nga ata qe gjithe diten sot vete qendrojne neper seanca dhe po burgosen nje nga nje.

Sikur te kisha nje deshire te vetme nuk do kerkoja pasuri per mua dhe lukse.Vetem te dilnin te lire ata qe u gjykuan pa fakte dhe shume prej tyre dhane shpirt neper korridoret e ftohta te burgut .Shume prej tyre treten perdite nga malli dhe dhimbja dhe po humbin shpresen secilen dite te jetes se tyre te erret.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.