Krimi është brenda shoqërisë, institucionet janë pasqyra

Xhenis Sulimani:

“Ne edhe mund tu themi institucioneve shtetërore se janë kriminele se e mbrojnë krimin dhe që nuk përkujdesen për të mirën e përgjithshme, por asnjëherë nuk mund t’i ikim përgjegjësisë qytetare. Ne në asnjë moment nuk duhet të harrojmë se falë kujt janë të këqinjt brenda institucioneve. Rasti i fundit me ikjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski nuk është veç dështim i institucioneve kompetente, por dështim i një shoqërie të tërë, që jë monstrumi të tillë politik i ka dhënë fuqi- forcë institucionale edhe atë për më shumë se 10 vjet. Që nga fillimet e para të mega projektit të tij dhe bashkëpunëtorëve- “Shkupi 2014”, ishte evident keqpërdorimi i tij institucional, i denoncuar shpesh në media, por asnjëherë në institucione. Institucionet kompetente heshtnin, qytetarët në gjumë, Gruevski punonte … “Bombat e opozitës”, më pas vërtetuan se i gjithë projekti është bërë sipas tekeve të Nikolla Gruevskit dhe se Ministria e Financave dhe e Punëve të Brendshme ka qenë ekstremisht nën dëshirat personale të ish kryeministrit dhe shokëve, përfshirë edhe ish të parin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim- Mijallkov. Ky shembull, duhet të shërbejë që qytetarët të kalojnë një test të pjekurisë qytetareske. Populli duhet të jetë syçel dhe gjithmonë në kërkim të përgjegjësisë institucionale, sepse institucionet shpërndajnë paratë tona dhe (duhet të) punojnë në shërbim të së mirës së përgjithshme dhe jo sipas dëshirave të grupeve të interesit apo të një personi.”

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.