Zbulohen fotot: Pedagogu i arrestuar për trfik të lëndëve narkotike,drejtues i lartë i Lulzim Bashës

Pedagogu i Universitetit të Tiranës, në Fakultetin Ekonomik, Dritan Shoraj ra në prangat e policisë ditën e sotme. Shoraj u arrestua përllogari të drejtësisë italiane, pasi mbi të rëndojnë akuzat për trafikdroge.Policia e Tiranës bëri të ditur sot se ka arrestuar një 47-vjeçar, i ciliishte shpallur në kërkim për “Pjesëmarrje në trakune lëndëve narkotike”. Sipas uniformave blu në pranga ka rënë shtetasi DritanShoraj, i cili kërkohej nga drejtësia italiane.“Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trakun
e lëndëvenarkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian.”-thuhej në njoftimin e policisë.Shoraj rezulton se është një ekspert ekonomie që në jo pak raste kaqenë i ftuar në disa media shqiptare për çështje tëkësaj fushe.CNA.al ka mësuar se pedagogu Dritan Shoraj ka një nga drejtuesit elartë, mbështetësit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e afeërt të Lulzim
Bashës.

Shoraj ka qenë anëtar i kryesisë të degës 5 dhe një nga aktivistët që në PD, shkonte për Lulzim Bashën, dhe ky i fundit e ka rekomanduar tek drejtuesit e degës dhe udhëzuar që pedagogun e arrestuar si trakant droge ta përfshinin në strukturat drejtuese, organizative dhe ti jepeshin detyra dhe përgjegjësi konkrete në PD.CNA.al ka raportuar se Basha, për të rrëmbyer kontrollin e plotë në PD, po shkatërron strukturat duke përfshirë në to elementë kriminalë dhe arrestimi i Shoraj është një nga faktet shtesë, pas raportimeve për Shkodrën, Dibrën Vlorën, Korçën, Elbasanin, Durrësin dhe Fierin.

Fotot e mëposhtme tregojnë Dritan Shoraj, që shfaqet në jo vetëm në takimet e degës nr 5 të PD në Tiranë, por edhe në selinë qëndrore, në zgjedhje si mbikëqyrës e përgjegjës në disa zona, në riorganizimin brenda PD etj. Sot pas arrestimit shumë prej fotove janë fshirë me urdhër nga zyrat e propagandës që komandohen nga familjarët eLulit, por CNA.al ka mundur të ruajë disa prej tyre.

Në fotot e mëposhtme dallohet qartë Lulzim Basha, por edhe deputetja Oriola Pampuri, në krah të pedagogut trakant në mbledhjet e kryesisë dhe grupeve të punës në degën 5.Në një foto tjetër Shoraj shfaqet në ambientet e shkollës “Vasil Shanto” me disa të rinj.Në foto të tjera duke brohoritur teksa Basha mban fjalim.

Lulzim Basha disa kohë më parë në një intervistë tha se do vinte në pushtet pa kriminelët dhe se ai nuk ishte si Rama, por arrestimi i pedagogut, fotot me banditë, shitja e PD dhe përdorimi i opozitës për interesa korruptive personale e familjare fakton se Basha ashtu siç njihet nga të gjithë është thjesht maska e mashtruesit të radhës. Ai është Rama e Rama është Basha.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.