Gruevski ka 6 truproje, shofer dhe veturë zyrtare të MPB-së

Me ndryshimet ligjore të vitit 2013, Nikolla Gruevskit i takojnë 24/7 shofer dhe veturë zurtare, si dhe 6 truproje, të gjitha të paguara dhe nën urdhër të MPB-së, shkruan Fakte. Ky privilegj i takon për aq kohë sa kohë në detyrën e Kryeministrit.

Që nga dje, Gruevski nuk është i kapshëm për organet e drejtësisë, pasi duhet të paraqitet në burgun e Shutkës për vuajtje të dënimit me dy vjet burg. Parashtrihet pyetja, nëse këto 6 truproje dhe shoferi kanë dalur nga kontrolli zyrtar policor, apo MPB dhe Qeveria po luan blof se gjoja nuk di ku gjindet Gruevski?

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.