Eurodeputetja greke shpallet ‘non grata’ në Shqipëri

Ministria e Jashtme në një konferencë të jashtëzakonshme mesditën e sotme ka shpallur “non grata” eurodeputeten qipriote, Eleni Theoharos.

“Mbështetur në procedurat diplomatike konsullore do të përcillet vendimi për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të eurodeputetes”, reagoi ministria e Jashtme.

“Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cenimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare. Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous”, thuhet më tej në deklaratë.

Ky vendim vjen pas reagimeve të eurodeputetes në “Twitter”.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.