Bashkia e Shkupit: Po punojmë për zgjidhjen sistematike të problemit me ndotjen e ajrit

Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj deklaratës së Irena Popovës nga radhët e OBRM-PDUKM-së, siç thonë, për gënjeshtrat dhe akuzat e pa baza të saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkia e Shkupit i mohon akuzat dhe thëniet e pa baza të këshilltare në lidhje me aktivitet dhe përpjekjet e Bashkisë së Shkupit në luftën kundër ajrit të ndotur.

“Ne duam të informojmë opinionin se Bashkia e Shkupit, në kuadër të kompetencave të saja, po punon për një zgjidhje sistematike të problemit të ndotjes së ajrit përmes zbatimit të aktiviteteve të përcaktuara me Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit që mbulon 53 masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata”, thuhet në Deklaratën e Bashkisë së Shkupit.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se po i afrohet këtij problemi djegës në mënyrë strategjike dhe realizon masa në të gjitha fushat që që kontribuojnë në ndotjen e ajrit të ambientit.
Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.