Sot fillon procesi gjyqësor për rastin “Sazdovski”

Sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pritet të filloj seanca e parë gjyqësore kundër të dyshuarve për vrasjen e Nikolla Sazdovskit. Lëndën gjyqësore sipas AKMIS sistemit është caktuar ta udhëheq gjykatësja, Daniella Aleksovska Stefanovska, kundër të dyshuare për vrasjen e Sazdovskit, Besir.B dhe Skender, njofton Koha.mk.

Të akuzuarit në fjalë sipas Prokurorisë së Shkupit, bashkërisht në mënyrë mizore e kanë vrarë Sazdovskin, ngjarje kjo e regjistruar me 29 qershor të këtij viti në lagjen Autokomandë të Shkupit.

Pas sulmit të rëndë, i ndjeri Sazdovski, qëndroi në Spitalin Qendror “Nëna Terezë”, dy javë të tëra, me çka tentimi për ta kthyer në jetë ishte i pafat.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.