Shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave, kapen 2 persona

Arrestohet një tjetër shtetas tjetër për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit:

• Klei Çobo, 19 vjeç:
• Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb.

Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Policia e Beratit fton çdo qytetar që konstaton paligjshmëri të telefonojë falas në nr 112 ose të denoncojë përmes aplikacionit Komisariati Digjital.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.