Seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Tenderët” dhe “Transportuesi”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale “Tenderët” dhe “Transportuesi”.

Rasti “Tenderët” ndodhet në fazën e dëshmive dhe në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy dëshmitarë. Seanca e kaluar u anulua për shkak të mungesës së kryetarit të këshillit gjyqësor Osman Shabani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë lëndë e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë punëve ndërtimore në Muzeun e OBRM-së, i cili është pjesë e projektit Shkupi 2014.

Ndërsa në rastin “Transportuesi” të akuzuar janë ish-kryetari i Manastirir Vlladimir Taleski dhe 20 persona tjerë.

Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka kanë dëmtuar komunën për 360 mijë euro.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.