RTK: Ivanovicin e ekzekutuan Beogradi, në bashkëpunim me gruan e tij

Vrasja e Oliver Ivanovic’it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Vrasja e Oliver Ivanovic’it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Deri tani, ende ishte e paqartë se kush kishte dhënë urdhërin për vrasjen e politikanit serb nga Kosova.

Por, sipas emisionit ‘’Udhëve’’ të RTK, Ivanovici u vra me urdhër të Beogradit.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit ‘Rekoshed’’ dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanovicin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanovic po bashkëpunonte, Milena Ivanovic, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.
Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Djuric.

Ndryshe, Ivanovic nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vucic’it.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.