PSP hap lëndë të re, pesë persona në hetime.Mijallkov në mesin e të dyshuarve

Prokuroria Speciale njofton se pas zbatimit të procedurës parahetimore, në të cilën janë marrë në pyetje disa persona dhe konfiskuar disa materiale ka hapur lëndën e re me emrin “Perandoria” kundër presonave: Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviç, Cvetan Pandeseski, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Zorica Arsovska, Liljana Gajdoska, Vlladislav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vance Mijallçev dhe Jovançe Taskovski.

Sipas PSP-së, ata dyshohen për shoqërim kriminel, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim, larje parash dhe vepra tjera penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë ditës së sotme nga ana e Prokurorisë Themelore, në bashkëpunim me MPB-në janë kryer 12 kontrolle dhe janë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët gjatë ditës do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake dhe për të cilët do të kërkohet masa e paraburgimit”, thonë nga PSP-ja.

Ata shtojnë se për një kohë të shkurtë pritet që të zgjerohet hetimi edhe kundër persanave tjerë dhe vepra tjera penale.

 

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.