Kamçev: Nuk ka asgjë të dyshimtë tek kompanitë tona

Drejtori ekzekutiv i “Orka Holding”, Jordan Kamçev sot nëpërmjet një komunikate me shkrim ka reaguar duke thënë se kompanitë e tij janë të hapura për bashkëpunim me Prokurorisë Speciale Publike, si dhe me të gjitha institucionet tjera në shtet, para se gjithash në interes të ruajtjes së biznes klimës pozitive dhe prosperitetit ekonomik të shtetit.
Ai ka informuar opinionin se si pronar i më shumë kompanive në Maqedoni, të cilët punësojnë mbi 3000 persona, janë të hapur maksimalisht për inspektim.
“Kompanitë në të cilat unë jam pronar, me përgjegjësi të plotë e them se i respektojnë normat ligjore të Maqedonisë dhe pikërisht për këtë besoj se së shpejti do të largohet çdo dyshim rreth funksionimit të tyre”, thuhet në komunikatën e Kamçevit, transmeton SHENJA.

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.