Gruevskit i kanë mbetur dy opsione: Të paraqitet vet në Shutkë, apo të dërgohet me polici

Para pak çastesh, Gjykata e Apelit i ka njoftuar mediat se e kanë refuzuar kërkesën e Gruevskit për të mos shkuar në burg, shkruan Pacensure.

Në këto momente Gruevski ndodhet para dy zgjidhjeve: Të paraqitet vet në burg apo të arrestohet nga policia.
Rikujtojmë se Gruevski është i dënuar në lëndëmn “Tank” me 2 vite burg.

Rasti është kualifikuar si vepër penale, gjë që e pamundëson ndihmën e imunitetit të deputetit./Pacensure

Përmbajtjet që i merr PaCensurë nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Pa Censurë botohet në www.pacensure.com dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.